Connect with us

Bota

Tronditet kryeqyteti, vriten me armë zjarrë dy personat e afërt të kryetarit të bashkisë. Dyshohet për…

Publikuar

Dy bashkëpunëtorë të afërt të kryetares së Mexico City, Clara Brugada, janë ekzekutuar në mes të rrugës nga persona të armatosur me motor. Viktimat janë sekretarja personale Ximena Guzmán dhe këshilltari José Muñoz.

Ngjarja ndodhi në lagjen Moderna, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit meksikan. Autoritetet e quajtën sulmin një sulm të drejtpërdrejtë, duke shtuar dyshimet për prapavijë kriminale apo politike.

🕵️‍♂️ Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë. Në vendngjarje, ekspertët forensikë u panë duke mbledhur prova, ndërsa një nga trupat qëndronte i mbuluar me një çarçaf të bardhë pranë makinës me xhama të thyer.

🗣 “Nuk do të ketë pandëshkueshmëri. Autorët do të arrestohen dhe do të përballen me drejtësinë,” deklaroi Brugada.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e quajti vrasjen “të neveritshme” dhe shprehu mbështetje për Brugadën. Kujtojmë se në vitin 2020, një atentat i dështuar ndaj shefit të policisë së qytetit nga karteli Jalisco Neë Generation tronditi kryeqytetin.

👤 Ministri aktual i Sigurisë Kombëtare, Omar Garcia Harfuch, që i mbijetoi atij atentati, u angazhua personalisht në hetimet për ngjarjen:
“Nuk do ta lëmë këtë akt të ulët të kalojë pa ndëshkim.”

📈 Vrasjet politike në Meksikë janë gjithnjë e më të zakonshme: vetëm javën e kaluar, një kandidate për kryetare bashkie dhe tre mbështetës të saj u vranë në një miting në Veracruz. Vrasje të ngjashme janë regjistruar thuajse çdo muaj në zona të ndryshme të vendit.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK