Connect with us

Bota

Tragjedi/ Gjenden pesë trupa të vdekur pranë resortit të njohur, dyshohet se

Publikuar

Trupat e pesë skiatorëve janë gjetur nga ekipet e shpëtimit pranë resortit luksoz Zermatt të Zvicrës, shkruan BBC.

Dy alpinistë që ngjiteshin në Rimpfischhorn, një majë 4,199 metra në Alpet Valais, ngritën alarmin dje pasdite pasi vunë re praninë e çizmeve të skive në rrëzë të majës, por pa hasur pronarët e tyre.

Kërkimet ajrore dhe tokësore çuan në zbulimin e trupave poshtë majës në akullnajën Adler, tha policia lokale e Valais në një deklaratë të dielën.

Viktimat u gjetën në lartësi të ndryshme pranë kufirit zvicerano-italian.

Tre trupa u gjetën në një zonë dhe dy të tjerë u zbuluan më lart, tha shërbimi i shpëtimit Air Zermatt.

Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht.

Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim për rrethanat e aksidentit.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK