Connect with us

Shqipëri

Si në filma! Burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath, por vdes në aksident me makinë

Publikuar

Një ngjarje tragjike, e denjë për skenarët e filmave hollivudianë, është regjistruar në Parma të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se një 58-vjeçar pasi ka goditur me thikë me qëllimin për t’i marrë jetën bashkëshorten e tij, ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, por ndërroi jetë në një aksident me makinë.

Dhahri Abdelhakim, me origjinë nga Tunizia, e plagosi nënën e fëmijëve të tij në banesën e saj, në San Secondo Parmense, një qytet në zonën e Bassa Parmense dhe u përpoq të arratisej, por vdiq pasi makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

Aksidenti rrugor që i mori jetën 58-vjeçarit ndodhi në rrugën provinciale 10, jo shumë larg shtëpisë ku gruaja u godit me thikë. Dy personat që udhëtonin me kamionin mbetën të plagosur rëndë.

Sakaq, mediat raportojnë se gjendja e gruas është e rëndë, pavarësisht se fëmijët, 8 dhe 6 vjeç të çiftit, alarmuan fqinjët, të cilët thirrën me shpejtësi mjekët.

The post Si në filma! Burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath, por vdes në aksident me makinë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK