Connect with us

Maqedoni

Sa para fitoi vitin e kaluar pronari i “Time.mk”? Agregatori i lajmeve – më fitimprurës se një bankë!

Publikuar

Pronari i agregatorit të lajmeve “Time.mk” ka përfituar 728.500 euro fitim neto në vetëm tre vite. Kompania, e cila ka vetëm tre të punësuar dhe merret me ripublikimin e lajmeve të krijuara nga gazetarë të portaleve informative të Maqedonisë së Veriut, ka arkëtuar të ardhura totale prej rreth 1.1 milion euro nga reklamat, shkruan Faktor.mk.

Për vite me radhë, “Time.mk” ka ripublikuar lajme pa krijuar asnjë përmbajtje vetanake dhe, në shumë raste, pa i paguar portaleve burimore asnjë qindarkë. Ky është pikërisht motivi pse mbi 40 pronarë portalesh kërkuan që agregatori të ndalojë publikimin e përmbajtjes së tyre pa kompensim.

Vetëm gjatë vitit 2024, “Time.mk” ka gjeneruar të ardhura prej 426.000 euro, ndërsa fitimi neto ka qenë 303.500 euro – 71% e të ardhurave totale. Në vitin 2023, ky raport ishte 64%, dhe në vitin 2022, 67%. Të dhënat zyrtare të marra nga baza e të dhënave të Regjistrit Qendror tregojnë qartë se bëhet fjalë për një kompani me fitim të lartë.

Struktura e shpenzimeve të shoqërisë “Time – Borg” DOOEL Shkup tregon se më së shumti janë shpenzuar për paga – gjithsej 48.600 euro për tre të punësuar. Për tatimin mbi fitimin janë paguar 34.200 euro, për shpenzime të tjera operative 28.500 euro dhe 8.000 euro për amortizim. Totali i shpenzimeve për vitin 2024 ishte rreth 120.000 euro.

Sipas të dhënave të publikuara, pronari Igor Trajkovski ka tërhequr për vete një dividend prej 221.800 euro gjatë vitit të kaluar.

Lajme45 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK