Connect with us

Lajme

Rasti i drogës në Klinë, i dyshuari ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë

Publikuar

Marglen Çomani, një nga disa të dyshuarit lidhur me plantacionin e zbuluar me kanabis në Perqevë të Klinës, është ekstraduar në Kosovë.

Çomani ishte arrestuar në Gjirokastër të Shqipërisë si i kërkuar për rastin e plantacionit me 960 bimë kanabisi në Perqevë të Klinës.

Falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë së Kosovës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Marglen Çomani 38 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj. Gjykata e Kosovës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Ky operacion është udhëhequr prokurori Ersan Qavolli, i cili arriti të shkatërrojë rrjetin e shitblerjes së narkotikëve.

Në dosjen e Prokurorisë, për të cilën raportoi Insajderi, thuhet se sipas raportit të inteligjencës, më 1 gusht të këtij viti të pandehurit bisedojnë mes vete për maska, për vizita në vendin e ngjarjes, për kultivimin e marihuanës dhe çështje të tjera.

Gjykata ka vlerësuar se të dyshuarit kanë përsëritur në vazhdimësi veprën penale “dhe numrin e bimëve të mbjella që është 960 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u tharë e më pas do të ishin për shitje”.

Lidhur me këtë rast, në pranga kanë rënë: Gzim Gashi, Faik Gashi, Selim Gashi, Marglen Çomani dhe Albion Kalemi. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK