Connect with us

Lajme

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e 9-të të grevës, qëndrojnë stoikë ndaj kërkesave të tyre

Publikuar

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë eurosh që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Nënkryetari i sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

 “Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunalë jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marrë”, ka thënë Qosa.

Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.

Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

“Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vjet këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Maqedoni21 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme28 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni46 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni57 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK