Connect with us

Lajme

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

Publikuar

më

Në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedies, “Marubi”, u mbajt një aktivitet përkujtimor kushtuar një prej figurave më të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, Bujar Lako.

Regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj foli për njohjen e hershme me Lakon. Shanaj theksoi karakteristikat e veçanta të personalitetit të mikut të tij, të cilat e bënin të papërsëritshëm në rolet që interpretonte. Ndërsa Timo Flloko vlerësoi thellësinë emocionale dhe fuqinë shprehëse që Bujar Lako i jepte çdo personazhi.

“Ishte i bindur që do të bëhej aktor dhe u bë. Në çdo rol ai kishte një pozicion artisti sqimatar,” tha Shanaj.

“Bujari e filloi me një rol të vogël. Dhe i erdhi momenti që bëri Martin Krekën tek ‘Përballimi’, me Viktor Gjikën. Një zbulim. Ishte prova e tij e parë serioze, profesionale në kinema,” tregoi z. Flloko.

Ndërsa Kujtim Çashku rrëfeu bashkëpunimet me aktorin e ndjerë. Ai e vlerësoi Lakon si një aktor i cili i jepte ngjyra të ndryshme secilit interpretim.

“Te Bujari, sytë dhe mustaqet në portretin e tij janë të pandryshuara thuajse në gjithë galerinë e karaktereve të mishëruara prej tij. Na lind pyetja: përse një aktor e mban të pandryshuar sigmën?”, u shpreh Çashku.

Nga “Përballimi” te “Ballë për ballë”, e deri te “Kolonel Bunker”, Lakoja solli në ekran figura komplekse me një thellësi dhe intensitet të lartë.

Interpretimet e tij mbeten gurë themeli të kinemasë shqiptare, dëshmi e një talenti që i dha shpirt çdo personazhi, si edhe një burim frymëzimi për brezin e ri. /RTSH/

Maqedoni6 minutes ago

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme17 minutes ago

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Shqipëri36 minutes ago

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Lajme44 minutes ago

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Kosovë1 hour ago

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Lajme1 hour ago

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Maqedoni2 hours ago

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Lajme3 hours ago

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Gazmend Sejdijit, njërit prej blegtorëve më shembullorë të Pollogut.

Shqipëri3 hours ago

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

Maqedoni3 hours ago

Futbolli tetovar në zi: Ndërron jetë Agron Memedi, ndihmës trajner i Shkëndijës

Maqedoni4 hours ago

Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente

Maqedoni4 hours ago

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën

NA NDIQ NË FACEBOOK