Connect with us

Lajme

Pasi i trajtoi në mënyrë çnjerëzore, Rama: Kjo është hera e parë që flas për pensionistët

Publikuar

Kryeministri Edi Rama e pranoi edhe vetë se kjo është hera e parë që po flet për pensionet.

Pasi i trajtoi pensionistët në mënyrë çnjerëzore për 12 vite, Rama tha sot në Gjirokastër se kjo është fushata e parë kur flet për pensionet.

Ai vazhdoi që të kopjojë programin e PD, kur tha se nuk do ketë pension nën 200 euro.

“Kjo është fushata e parë që flas për pensionet. E kam thënë që do duhet të rritemi ekonomikisht. Pikërisht pse ekonomia ka filluar të japë rezultate, kemi më shumë të ardhura. Na u krijua mundësia të rrisnim bonuse, pastaj me dy bonuse. Po të shikoni te bonuset kemi dy nivele, deri në 200 euro dhe mbi. Pensioni mesatar do shkojë 400 euro në Shqipërinë e vitit 2030 dhe për të arritur të mos ketë në Shqipëri pension nën 200 euro,” tha Rama.

Ai po ashtu kopjoi programin e opozitës duke deklaruar se do ketë ndihmë për nënat kryefamiljare dhe për nënat që rrisin fëmijë autikë.

NA NDIQ NË FACEBOOK