Connect with us

Shqipëri

Partia Socialiste dhe Shqipëria në zi, ndërron jetë emri i njohur

Publikuar

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame.

Gjatë operacionit ne zemer Lame, kaloi në koma cerebrale, dhe po mbahej në jetë me aparatura.

Lajmin e ka bërë të ditur  gazetarja Ferndna Cenko, njëkohësisht dhe bashkëpuntore e afert e Lames.

Postimi i gazetares Fernanda Cenko

Drejtor, nuk nxitova dot të të thosha lamtumirë, sepse i besova zemrës tënde…

Tashmë që shpirtin e dorëzove në Amshim, e kam sërish të vështirë ta pranoj që u largove nga kjo jetë tokësore, ku ti dhe shumë…

Unë do të kujtoj gjithmon si një ndër njerëzit më të mirë, human dhe më e rëndësishmja, si një person që ke ndikuar në formimin tim.

Do mbetesh në zemrën time gjithë jetën, do të të kujtoj gjithmonë me shakatë, historitë, pasionin, edhe për orët e gjata e të papërtuara në punë.

Do na mungosh të gjithëve!

Mirelën e mërzite shumë!

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK