Connect with us

Maqedoni

Mucunski: Integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet një mjet kyç për arritjen e paqes afatgjate

Publikuar

Kërcënimet moderne ndaj sigurisë kërkojnë një qasje të koordinuar, angazhim të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në Sesionin Plenar përmbyllës në kuadër të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton, me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

“Ky aktivitet ishte një kujtesë e fortë për rëndësinë e diplomacisë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan.

Në fjalimin tim, theksova rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon. Integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet një mjet kyç për arritjen e paqes, zhvillimit dhe mbrojtjes afatgjatë nga ndikimet e jashtme.

Duke folur për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, theksova se parandalimi nuk arrihet përmes deklaratave, por përmes investimeve, vendosmërisë dhe aftësive të besueshme. Uniteti duhet të jetë funksional, jo vetëm deklarativ. Le të jetë Haga një samit vendosmërie, i cili do të sjellë kapacitet, jo vetëm njoftime”, tha Mucunski.

NA NDIQ NË FACEBOOK