Lajme
Mosmarrëveshjet mes kompanive rrezikojnë vozitësit e rrugës së Thethit, rrezik nga akulli dhe rënia e gurëve


Rruga drejt Thethit aktualisht mbetet pa mirëmbajtje, për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive kontraktuese që kanë paraqitur ankesa ndaj njëra-tjetrës.
Në orët në vijim, nëse bora ngrin dhe kthehet në akull, kjo mund të krijojë vështirësi serioze për qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.
Përveç prezencës së borës dhe akullit, në disa segmente të rrugës janë shënuar edhe rënie gurësh, çka e bën qarkullimin edhe më të rrezikshëm.


















