Lajme
Macron mbërrin në Tiranë për Samitin – pritet me përqafim nga Edi Rama


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama e priti Macronin me një përqafim të ngrohtë.
Të dy liderët u përshëndetën gjithashtu me një shtrëngim duarsh, duke shkëmbyer disa fjalë para hyrjes në vendin e zhvillimit të samitit.
Macron ishte ndër pjesëmarrësit e fundit që mbërriti në samit, ku marrin pjesë rreth 50 liderë nga vende të ndryshme të Evropës.



















