Shqipëri
Lim Hoti rrëfen marrëdhënien me të birin: “Më premto që s’do më lësh më”

Këngëtari Lim Hoti ka prekur publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Ferma VIP”, ku ka ndarë për herë të parë detaje të thella dhe emocionale nga jeta e tij personale. Një nga momentet më të ndjera ka qenë rrëfimi për të birin 10-vjeçar, për të cilin artisti foli me shumë dashuri dhe ndjenjë përgjegjësie.
“Është shumë i zgjuar. Flet turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Ama ka mentalitet amerikan”, – u shpreh Limi, duke treguar se djali i tij është rritur jashtë vendit dhe është formuar në një realitet tjetër kulturor.
Këngëtari ka rrëfyer se për shkak të ndarjes nga nëna e fëmijës, ai ka qëndruar larg të birit për katër vite. “E kam lënë 2 vjeç. Më pas e kam takuar pas 1 viti dhe më pas 4 vite nuk e kam parë fare”, u shpreh ai, duke shtuar se, megjithatë, marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e sinqertë.
“Erdhi para 6 muajsh… më tha: Më premto që s’do më lësh më. Mbeta pa fjalë. Thashë me vete: të jetë kaq i zgjuar?”, – rrëfeu Limi, i emocionuar.
Në rrjetet sociale, ai ndau një foto të të birit për ditëlindje, duke shkruar me thjeshtësi dhe ndjenjë:
“Gëzuar ditëlindjen bir. Të dua.”
Pavarësisht sfidave, Lim Hoti ka zgjedhur të mos përfshihet në konflikte për kujdestarinë, duke menduar mbi të gjitha për mirëqenien e të birit:
“Nuk jam përzier fare që dua ta mbaj unë, sepse i kalon stresi fëmijës. Por do rritet dhe do i kuptojë.”
Ky rrëfim prekës ka prekur zemrat e publikut, duke treguar një anë më të ndjeshme të artistit dhe duke përforcuar figurën e tij si një baba i përkushtuar, pavarësisht sfidave të jetës.

















