Connect with us

Lajme

Kasami në Tiranë krah Tabakut: Kur i dëgjon me zemër qytetarët, kupton pse ia vlen të luftosh

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se po qëndron në Tiranë dhe se ka shfrytëzuar kohën për të dalë së bashku në fushatë me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për të cilën Kasami thotë se është një grua që e bën politikën me zemër, jo nga zyrat, por pranë njerëzve, në rrugë, në lagje, atje ku jeta është reale.

Bashkë me Tabakun, Kasami ka shpërndarë fletushka por thotë se më së shmti vlenin bisedat bisedat e sinqerta, të drejtpërdrejta me njerëzit. Sepse kur je pranë tyre, ballë për ballë me realitetin, e ndjen më thellë se çfarë i mungon këtij vendi.

Në fund, Kasami nga zemra i ka uruar sukses në zgjedhje, Jorida Tabakut duke thënë se Tirana ka nevojë për zërin e sajë.

NA NDIQ NË FACEBOOK