Connect with us

Lajme

Ish-deputeti i PDK-së: A ka ndonjë dallim mes Gërvallës e Brnabiçit?

Publikuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj Donika Gërvalla-Schwarz, duke e krahasuar atë me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Brnabić, për qëndrimet e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Insajderi.

“A ka ndonjë dallim mes urrejtjes së zëvendëskryeministres Schwarz dhe ish-kryeministres serbe Brnabić ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë? Pak a shumë, e njëjta gjuhë, e njëjta logjikë, e njëjta propagandë”, shkruan ai.

Hoxha shkruan se krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk janë aty për “kalkulime politike”, por për shkak të luftës së drejtë për liri. Hoxha e akuzon zëvendëskryeministren se po i përdor ata për përfitime politike dhe e cilëson këtë si “turp”.

“Ata do të kthehen ballëhapur e faqebardhë. Por ti, ku do të mbetesh?”, shkruan Hoxha, duke e mbyllur reagimin me një thirrje që “historia do të flasë me zë të qartë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK