Connect with us

Bota

Incidenti: mjerë Macron se ç’grua paska

Publikuar

Një incident i papritur u kap në kamera mbrëmjen e së dielës me mbërritjen e Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoi në Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azi.

Kur dera e avionit u hap, kamera kampi siluetën e Emmanuel Macron. Në atë moment, një dorë, ajo e Brigitte Macron, e cila nuk është e dukshme, shuplakon fytyrën e burrit të saj, presidentit francez.

Macron, dukshëm i befasuar, arrin të gjejë ekuilibrin dhe të riorganizohet për të përshëndetur të pranishmit, siç dikton protokolli.

Çifti presidencial zbret shkallët. Presidenti francez tenton t’i zgjasë dorën gruas së tij, por ajo i shmanget duke zgjedhur të mbahet pas kangjellave të shkallës së palosshme, duke ngritur pyetje rreth asaj që ka ndodhur mes tyre.

Fillimisht, Pallati Elysee mohoi që imazhet e shuplakës ishin autentike. Megjithatë, pak më vonë, dhe pas trazirës së shkaktuar nga videoja, u detyrua të pranonte, duke dhënë një shpjegim.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit foli për një grindje të zakonshme midis çifteve. Ndërsa të tjerë nga njerëz të afërt të Macron-it ofruan një version të ri, duke thënë se ishte një moment “kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit, duke luajtur”.

Kujtojmë se si në pamje e si në moshë, bashkëshortja e presidentit francez është dhe nëna e tij. Mes tyre ka një joharmoni të dukshme në pamje, ku ai rrezaton rini e ajo pleqëri. Dhe me gjuhë shqiposh, tani po zbulohet se ajo ia bën rrup-cup të shoqit. /tesheshi.com/  

 

NA NDIQ NË FACEBOOK