Kosovë
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj


Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij në Ferizaj
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes njësiti policorë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ferizaj / 21.05.2025 – N/N. Raportohet se viktima m/k ështe gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kan dalur njësit policor dhe ekipi i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.




















