Connect with us

Lajme

Erald Kapri, kandidati i shpresës: “Mundësia” që meriton Shqipëria

Publikuar

Në një kohë kur qytetarët e Shqipërisë kërkojnë ndryshim, zëra të rinj dhe politika që u shërbejnë njerëzve dhe jo interesave të ngushta, Erald Kapri, kandidati i partisë “Mundësia” për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës, po ngjall entuziazëm dhe besim tek qytetarët.

I njohur për integritetin, profesionalizmin dhe angazhimin në çështjet publike, Kapri vjen në skenën politike me një vizion të qartë: Shqipëtirnë për qytetarët.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe një komunikim të sinqertë me publikun, Kapri ka arritur të thyejë skepticizmin që shpesh i shoqëron kandidatët e rinj. Ai nuk premton mrekulli, por angazhim të pakompromis dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët për çdo vendim që prek jetën e tyre.

Partia “Mundësia” ka zgjedhur një profil të pastër dhe të besueshëm. Erald Kapri nuk është thjesht një kandidat – ai është simboli i një politike të re që flet me njerëzit dhe për njerëzit.

Voto ERLAD KAPRI, Kandidat i Partia Mundësia në Tiranë! Më pak shtet, më pak taksa, më shumë liri! Voto 10!

NA NDIQ NË FACEBOOK