Shqipëri
E tmerrshme, i mituri 2-vjeçar bie nga kati i tretë i hotelit në Tirane, prinderit po benin…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në një hotel pranë zonës së Rinasit, në periferi të Tiranës, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç, me shtetësi holandeze, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i godinës. Incidenti ka ndodhur në rrethana dramatike, teksa prindërit e vogëlushit, të huaj që qëndronin në atë hotel përkohësisht, ishin duke bërë gati valixhet për t’u larguar drejt një destinacioni tjetër.
Sipas burimeve nga vendngjarja, prindërit kishin nisur të paketojnë sendet e tyre dhe përgatiteshin për largim, kur ndodhi aksidenti. Dyshohet se fëmija, i lënë për disa çaste pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë për shkak të angazhimit të prindërve me bagazhet, është afruar në një dritare apo ballkon të katit të tretë, nga ku ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Ngjarja u shënua më 22 maj 2025, dhe u raportua menjëherë në Policinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat. Në njoftimin zyrtar të saj, thuhet: “Më datë 22.05.2025, në një hotel në zonën e Rinasit, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë një shtetas i mitur, 2 vjeç, me shtetësi holandeze. Ai po qëndronte së bashku me prindërit e tij dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”
















