Lajme
E FUNDIT: Tjetër dorheqje nga PD-së, kandidati i listës së Tiranës jep dorheqje nga…

Avokati Altin Goxhaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin nën pritshmëritë në zgjedhjet e 11 Majit. Në një deklaratë publike, Goxhaj tha se megjithëse zgjedhjet u zhvilluan “nën pengmarrjen e Shtetit-Parti të Rilindjes”, rezultati nuk përmbushi objektivat e vendosur nga partia.
“Pavarësisht manipulimeve të dokumentuara në procesin zgjedhor dhe vjedhjes së votave në Komisionet e Numërimit, marr përsipër përgjegjësinë e plotë për dështimin në arritjen e objektivit prej 10 mijë votash në Qarkun e Tiranës,” u shpreh Goxhaj. Deri më tani, partia ka marrë 1,734 vota, ndërsa ende nuk janl numëruar votat e diasporës dhe 10 kuti në Tiranë.
Sipas Goxhajt, fushata u përball me censurë, mungesë mbështetjeje nga partnerët në koalicionin PD-ASHM dhe një infrastrukturë minimale. Ai thekson se për shkak të një urdhri të brendshëm në PD që sugjeronte të mos votohej kandidati konservator, çdo votë e fituar përfaqëson mbështetjen e vërtetë të simpatizantëve të partisë së tij.
Në vijim të dorëheqjes, Goxhaj i ka propozuar Komitetit Drejtues të partisë organizimin e një procesi kombëtar riorganizimi gjatë verës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Shtator 2025 për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Ai theksoi se synimi është përgatitja për zgjedhjet lokale të vitit 2027 dhe fuqizimi i subjektit si forca e parë konservatore, sovraniste dhe euroskeptike në vend.
Altin Goxhaj përfundon deklaratën duke ftuar qytetarët që të bashkohen me Aleancën Konservatore për Shqipërinë dhe të angazhohen në procesin e ristrukturimit, duke kandiduar për forumet drejtuese dhe listat për këshillat bashkiakë.


















