Connect with us

Lajme

Dorëheqja e Salim Sulejmanit, Ismaili: Dorëheqja për një premtim ambasadori nuk ia vlen!

Publikuar

Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe qarqet akademike.

Një ndër reagimet më të drejtpërdrejta ka ardhur nga profesori i diplomacisë në Balkan University, Flamur Ismaili.

Në një koment të shkurtër, Ismaili ka hedhur hije dyshimi mbi motivet e vërteta të dorëheqjes së Sulejmanit.

“Dorëheqja nga posti i deputetit për një premtim për emërim ambasador në Arabinë Saudite nuk ia len! Tradhëtia ndaj aktivistëve asnjëherë nuk ia vlen!”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK