Connect with us

Shqipëri

“Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëqeth me reagimin për humbjen e të birit

Publikuar

Nëna e Artan Lame, Diana Lame me dhimbje të thellë ndau momentet e fundit të të birit me miqtë dhe të afërmit.

Ajo tregon se kishin folur për herë të fundit në telefon, ku Artani i kishte premtuar se do të kthehej në Shqipëri dhe ishte i qetë përpara një operacioni që e priste.

“Te nderuar shoke , miq dhe dashamires.Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.

Artan Lame ndërroi jetë më 23 maj në një spital në Mynih të Gjermanisë. Prej mëngjesit të së enjtes ai kishte rënë në gjendje kome dhe mbahej në jetë përmes aparaturave. Mjekët kishin bërë gjithçka për ta shpëtuar, por në mesditë u detyruan të ndalnin mbështetjen artificiale, pasi trupi nuk reagoi më.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK