Connect with us

Religjion

Dijetarët që sulmojnë muxhahidët e Gazës nuk i kanë sjellë asgjë të mirë ummetit

Publikuar

Ed’hem Sherkavi

Në librin e tij “El-Muntedham fi tarih el-umem vel-muluk”, imami Ibn el-Xhevzi e ka shënuar këtë transmetim: “Derisa haxhilerët po kryenin tavafin rreth Qabes dhe po merrnin ujë nga pusi Zemzem, një beduin u ngrit, ngriti rrobat e tij dhe urinoi në pus.

Haxhilerët e pranishëm u hodhën menjëherë mbi të dhe filluan ta rrahnin gati për vdekje, derisa rojet e haremit e shpëtuan dhe e çuan tek emiri i Mekës.

Emiri i tha: ‘Allahu të shëmtoftë! Pse e bëre këtë?’

Ai u përgjigj: ‘Që të bëhem i njohur ndër njerëz dhe që njerëzit të thonë: “Ky është ai që urinoi në pusin Zemzem!”’

Disa njerëz ndonjëherë devijojnë nga rruga e drejtë vetëm për të qenë ndryshe, sipas parimit: “Kundërshto që të bëhesh i njohur.” Dëshira për famë me çdo kusht është një sëmundje që nuk mund ta kuptosh përveçse nëse Allahu të sprovon me të. Allahu na ruajtë nga kjo sëmundje!

Disa gra nuk do t’i njihnim fare, po të mos ishin zhveshur. Nuk është e lehtë të bëhesh këngëtare si Umm Kulthumi apo Fejruzi, por është shumë e lehtë të “këndosh me trup” në këtë kohë të zbrazëtisë, ku njerëzit dëgjojnë me sy, dhe kështu personat më të pamoralshëm bëhen prijës të artit.

Arti, ashtu si çdo aspekt tjetër i jetës, ka majën dhe fundin e tij. Në të dy skajet tregohet me gisht. Allahu i ndihmoftë ata që gjenden në mes.

Edhe disa autoritete fetare nuk do të ishin të njohur po të mos ishin fetvatë e tyre të çuditshme dhe devijante. Nuk është e lehtë të ndërmarrësh komentimin e Sahihul-Buhariut siç bëri hafëz Ibn Haxher el-Askalani.

Madje, edhe nëse dikush vendos ta bëjë këtë, është shumë e mundur që të mos ketë asgjë të re për të shtuar, sepse kjo është çështje që përbën vështirësi edhe për mendjet më të mëdha.

Kur e pyetën shejhun Esh-Shenkiti: “Pse nuk po e komenton Sahihul-Buhariun?”

Ai u përgjigj: “Nuk ka më hixhret pas çlirimit të Mekës!” – duke aluduar se pas veprës së Ibn Haxherit Fet’hul-Bari, çdo përpjekje tjetër do të mbetet e paplotë dhe nën hije të kësaj arritjeje të madhe.

Mirëpo, nuk ka asgjë më të lehtë sesa të hedhësh dyshime mbi përmbledhjen e haditheve të Buhariut. Atëherë të hapen të gjitha mediat dhe kanalet televizive, dhe të quajnë “mendimtar islam”.

Ky është rregulli: Nëse je ngujuar në mes dhe nuk mund të arrish majën – hidhu në fund!

Në një kohë kur fjala e të vërtetës është bërë e shtrenjtë, kurse xhihadi është bërë jetim, vlen rregulli: “Unë s’kam qenë në burg, por i kam parë ata që ishin.”

Është e vështirë të bëhesh dijetar si Izz ibn Abdus-Selami!

Dijetari i njohur islam dhe muxhahid, Abdullah bin Mubarek, i kishte shkruar letër Fudejl bin Ijadit, e cila, ndër të tjera, përmbante edhe këto vargje:

O adhurues i dy haremeve (Mekës dhe Medinës),

sikur të na shihje, do ta kuptoje se ti po luan me adhurimin!

Derisa ti fytyrën tënde e lan me lot, kraharorët tanë janë larë me gjak!

Këtë ia kishte shkruar nga fronti, nën hijen e shpatave.

Kur pranuam që kraharorët e dijetarëve të mos jenë të njollosur me gjak, dhe që është në rregull të jenë të devotshëm dhe të qetë, disa pseudodijetarë nuk u kënaqën me kaq, por, si klounë, filluan të sulmonin muxhahidët e Gazës – si të ndotin “Zemzemin” e këtij ummeti duke hedhur papastërtinë e tyre në ujin e tij.

Të gjithë ata që i kanë sulmuar dhe që i sulmojnë muxhahidët – të gjithë pa përjashtim – nuk kanë asnjë dije dhe nuk i kanë sjellë asgjë të dobishme umetit.

Të jesh muxhahid në rrugën e Allahut është detyrë shumë e rëndë, por është shumë e lehtë t’i kritikosh muxhahidët që të bëhesh i njohur dhe i famshëm.

Kush do të kishte dëgjuar për të pavlerin Lafi el-Adhimij, po të mos kishte thënë se muxhahidët e Gazës janë si minj? Betohem në Allahun, lidhëset e këpucëve të një muxhahidi nga Brigadat el-Kasam janë më të vlefshme se mjekra e tij dhe kokat e sponsorëve të tij!

Lista është e gjatë, dhe fundi është i mbushur – mes atyre që tashmë kanë rënë dhe atyre që do të bien – por ajo që nuk do të ndryshojë është se muxhahidëve nuk do t’u bëjnë dëm ata që i kanë tradhtuar dhe braktisur.

Para Allahut do të jetë takimi dhe llogaria jonë përfundimtare.

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK