Connect with us

Shqipëri

Berisha: Mi vodhën votat! Avokati Beqiri: Nuk ka prova, kreu i PD e ka të sigurt burgun

Publikuar

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha e ka të sigurt burgun.

“Ai është në fund, ka mbaruar. Nuk ka asnjë lloj shprese, rrugën e burgut e ka të sigurtë. Nuk shtyn dot më, në sytë e ndërkombëtarëve, një popull e pa si u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit. Atë e hodhi në koshin e plehrave të historisë. Erdhi si misionar i së keqes. Nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë fakt. Mendërisht ka rrjedhur nga çdo lloj pikëpamje, e tregoi edhe gjatë fushatës elektorale. Shqipëria dhe shqiptarët i mbyllën rrugët Berishës”, theksoi ai.

The post Berisha: Mi vodhën votat! Avokati Beqiri: Nuk ka prova, kreu i PD e ka të sigurt burgun first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK