Connect with us

Lajme

“Bëri sikur kishte probleme me barkun dhe …”, ky është i dënuari me 3 vite burgim që u arratisë nga Stacioni Policor në Gjakovë

Publikuar

policia e shqiperise

Një person i ndaluar me urdhërarrest aktiv dhe i dënuar me 3 vite burgim për narkotikë ka arritur të ikë nga stacioni policor.

Personi është: Nazmi Mersulla, 23-vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari ishte kapur nga patrulla policore dhe ishte sjellë në stacion për procedurat përkatëse të ekzekutimit të dënimit.

Gjatë qëndrimit në stacion, ai kishte kërkuar të shkonte në tualet, duke pretenduar se kishte probleme me barkun dhe kishte nevojë për privatësi. Zyrtari policor e kishte përcjellur deri te banjoja, por pa e shoqëruar brenda.

Pas disa minutash, kur zyrtari kishte trokitur në derë, i dyshuari nuk ishte brenda. Verifikimet treguan se ai kishte dalë nga dritarja e banjos, kishte kaluar përmes oborrit të stacionit dhe ishte zhdukur në drejtim të panjohur, thonë burimet e Sinjalit.

Menjëherë pas arratisjes, janë aktivizuar të gjitha njësitë patrulluese, të cilat kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin e të arratisurit. Pas disa orësh kërkimi intensiv, burimet konfirmojnë se i njëjti është lokalizuar dhe riarrestuar, duke u rikthyer në Stacionin Policor në Gjakovë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërkohë që procedurat për ekzekutimin e dënimit janë në proces.

Lajme55 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK