Connect with us

Maqedoni

BDI: Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter

Publikuar

më

Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR. Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ndërsa i reagojnë koalicionit VLEN, e cila dje përuroi puninet për autostradën Gostivar-Tetovë dhe Korridorin 8.

Komunikata e plotë e BDI-së

Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter

Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR.

Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive.

Kur filluan punimet, mobilizuan çdo mjet për të na ndalur — me deklarata, fushata, bllokime dhe propagandë të hapur.

Por më e rrezikshme dhe e turpshme ishte se nuk e luftuan vetëm si projekt “të shtrenjtë” apo “të dyshimtë”.

E shpallën si rrezik për identitetin kombëtar. Si pjesë të një projekti të rrezikshëm për Shqipëri të Madhe.

E shndërruan në armë politike për të përhapur frikë, panik dhe ndasi etnike.

Për javë të tëra torturuan psikologjikisht qytetarët me pretendimin se ky projekt do ta shkatërronte shtetin.

Shkuan aq larg, sa akuzuan edhe aleatët tanë strategjikë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës — për përfshirje në një “plan të errët”.

Dhe sot?

Sot fotografohen para këtij projekti si të ishte i tyre.

Sot përpiqen ta shesin si arritje personale, si fitore politike.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është mungesë karakteri.

Kjo është hipokrizi.

Ata që e sabotuan nuk kanë as të drejtë morale dhe as të drejtë politike ta përvetësojnë sot.

Përkundrazi, u takon të kërkojnë ndjesë publike për frikën dhe përçarjen që mbollën, për bllokimet dhe gënjeshtrat që shpërndanë ndër vite.

Koridori 8 është vizion.

Është rezultat i punës sonë të palodhshme, i besimit tonë në të ardhmen euroatlantike, dhe i partneritetit të fortë me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Populli nuk ka harruar kush ndërtoi dhe kush sabotoi.

Dhe historia do t’i vendosë të gjithë në vendin që meritojnë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme11 minutes ago

“Sokoli në burg, Artani feston me fishekzjarrë” – Xhezair Shaqiri godet ashpër

Maqedoni54 minutes ago

Grubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymuese

Shqipëri1 hour ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Kosovë3 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri4 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Kosovë5 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni6 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri7 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme8 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion9 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni9 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri10 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

NA NDIQ NË FACEBOOK