Connect with us

Lajme

Basket nën kostum politik: shfaqet Edi Rama i Lindjes së Mesme

Publikuar

Ngjashëm si Rama, i cili hera herës shfaq të dikurshmen e tij sportive si basketbollist, ku në rastet e ballafaqimit me ndonjë kosh rrëmben topin dhe gjuan e ku jo gjithnjë shënon, i tillë është shfaqur dhe së fundi dhe presidenti sirian Ahmed al Sharaa.

Nuk dihet nëse ka luajtur basket në rininë e tij, por nga përdorimi i topit dhe gjuatjet, si dhe nga shtati, ngjan që po.

Së fundi, al-Sharaa është kapur në video që është bërë virale ë mediat sociale, në të cilën al-Sharaa, në të cilën ai argëtohet në një fushë basketbolli të hapur në Damask me këmishë dhe kravatë, duke demonstruar aftësitë e tij në këtë lojë me dorë.

Dhe nga koshat e realizuar duket se zotëron shumë më tepër talent se Rama, i cili dhe vetë e ka pranuar se nuk ka qenë fort i talentuar në sportin e njohur të shtatlartëve.

Me të është edhe ministri i Jashtëm Asad al-Shaibani, i cili po përpiqet ta konkurrojë në aftësi koshshënuese presidentin e qeverisë siriane, pra eprorin e tij shtetëror e politik. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK