Connect with us

Kosovë

Arrestohet një grua në Dubravë- Iu gjetën 5 gram kokainë

Publikuar

Në qendrën Korrektuese të Dubravës është arrestuar një grua pasi i janë gjetur 5 gramë kokainë, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës njoftoi se substanca narkotike i është gjetur gjatë kontrollit të saj, derisa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Qendra Korrektuese e Dubravës / 27.05.2025 – 15:00. Një e dyshuar femër kosovare është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK