Connect with us

Lajme

A e dini sa herë është ngjitur në majën e botës ky njeri?

Publikuar

më

Alpinisti nepalez Kami Rita arriti majën e malit Everest për herë të 31-të, duke thyer rekordin e tij për ngjitjet në malin më të lartë në botë, njoftoi kompania që organizoi ekspeditën e tij.

“Urime legjendarit Kami Rita për ngjitjen e tij të 31-të të suksesshme në Everest, më shumë ngjitje në histori”, tha Seven Summit Treks në një deklaratë.

Një guidë malore për më shumë se 20 vjet, Kami Rita, tani 55 vjeç, u ngjit për herë të parë në “Çatinë e Botës”, në lartësinë 8,849 metra, në vitin 1994. Atëherë ishte për një ekspeditë tregtare.

Që atëherë, ai është ngjitur në majë të Everestit pothuajse çdo vit, duke udhëhequr klientët.

“Nuk kemi më nevojë ta prezantojmë Kami Ritën“, tha dje kompania që organizoi misionin e tij. “Ai nuk është vetëm një hero kombëtar i alpinizmit, por edhe një simbol global i vetë Everestit.”

Në vitin 2024, alpinisti nepalez u ngjit në majë të Everestit dy herë, duke thyer nga një rekord të ri çdo herë.

“Jam i lumtur për këtë rekord, por rekordet përfundimisht thyhen”, i tha ai AFP-së më 12 maj 2024, pasi arriti majën e Everestit për herë të 29-të.

I quajtur me nofkën “Z. Everest”, Kami Rita lindi në vitin 1970 në Thame, një fshat në Himalaje ku jetojnë shumë alpinistë me përvojë. Ai u rrit në luginën e Himalajeve, duke parë të atin dhe më pas vëllanë e tij të niseshin për ekspedita si udhërrëfyes malorë (Sherpa), përpara se të ndiqte edhe vetë gjurmët e tyre.

Në vitin 2019, ai u ngjit në majë të Everestit dy herë brenda një periudhe gjashtë ditore.

Everesti u pushtua zyrtarisht për herë të parë më 29 maj 1953 nga neozelandezi Sir Edmund Hillary dhe nepalezi Sherpa Tenzing Norgay, dhe që atëherë më shumë se 8,000 njerëz e kanë ngjitur atë. Vitin e kaluar, më shumë se 800 alpinistë arritën në majë, 74 prej të cilëve ishin nga ana veriore e Tibetit. /tesheshi.com/

Maqedoni39 minutes ago

„ALTA banka“ nën llupën e Kuvendit: Deputetët kërkojnë përgjigje për administrimin dhe përgjegjësinë e institucioneve

Maqedoni48 minutes ago

Hoxha, Bozhinovska dhe Siljanovska-Davkova në Antalia në konferencën për ndryshimet klimatike

Maqedoni58 minutes ago

Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëri1 hour ago

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

SKENA2 hours ago

Parashqevi Simaku rikthehet me një mesazh emocionues për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Provimi i jurisprudencës përfundon në Komisionin e Venecias, Qeveria kërkon mendim urgjent!

Shqipëri5 hours ago

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Lajme6 hours ago

Lajm i mirë: Sigurohet financimi për betejën në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Maqedoni7 hours ago

Kujdes shoferë! Kamera edhe në Bllacë, policia do t’ju regjistrojë shkeljet edhe gjatë lëvizjes!

Shqipëri7 hours ago

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Lajme8 hours ago

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

Maqedoni9 hours ago

Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30

NA NDIQ NË FACEBOOK