Bota
Zjarre masive shpërthejnë në Izrael: “O Zot, po digjemi!”

Si të ishte një paralajmërim nga Zoti, për atë që siç Izraeli po bën në Gaza, Zoti mund të bëjë mbi të, një pjesë e Palestinës që tashmë quhet Izrael, me një ushtri e kolonë pushtuesish, është përfshirë nga flakë të llahtarshme, duke bërë që shumë prej banorëve që jetojnë në tokë të pushtuar t’ja mbathin prej aty të llahtarisur.
Më saktë, një zjarr i përmasave gjigande, nga ato që shkrumbojnë gjithçka dhe vështirë të shuhen, duke u përhapur me shpejtësi, ka përfshirë zona të tëra rreth Jerusalemit.
Zjarret hpërthyen në pyllin Eshtaol dhe në kodrat në perëndim të kryeqytetit izraelit, mes temperaturave të larta dhe erërave të forta që po pengojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Izraelit, të paktën pesë fronte aktive zjarri ndodhen në kodrat e Jerusalemit, me flakët që kërcënojnë zonat e banuara dhe që çojnë në evakuime të fshatrave dhe mbyllje rrugësh.
Apel për ndihmë në vendet e huaja
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar iu drejtua homologëve të tij në Qipro, Kroaci, Itali dhe Greqi të mërkurën pasdite për të kërkuar ndihmë në luftimin e zjarreve, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Autoritetet greke e kanë marrë kërkesën dhe po e përpunojnë atë.
Edhe Autoriteti Palestinez ofroi të dërgonte ekipe zjarrfikëse për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, sipas informacionit të dhënë nga një burim sigurie për gazetën Times of Israel. Por Izraeli ende nuk i është përgjigjur kësaj oferte.



















