Connect with us

Bota

Tronditet toka, goditet nga tërmeti 6.8 ballësh

Publikuar

Lëkundje të fuqishme me magnitudë 6.8 ballë janë regjistruar në rajonin e Ishullit Macquarie, në jug të Oqeanit Paqësor, të martën pasdite (sipas orës UTC).Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi më 29 prill 2025, në orën 14:53:38 UTC, në një thellësi prej 10 km – çka do të thotë se ishte mjaft sipërfaqësor dhe potencialisht i ndjeshëm në rrethe të gjera.📍 Epiqendra ndodhej 1396 km në juglindje të Hobartit, Australi, dhe 1243 km në jugperëndim të Bluff-it, Zelandë e Re. Edhe pse zona ku ndodhi tërmeti është larg qendrave të mëdha urbane, fuqia e lëkundjes ka qenë e konsiderueshme.Deri tani nuk raportohen dëme apo cunami, por tërmete të kësaj magnitude nuk janë për t’u marrë lehtë – sidomos kur ndodhin në zona oqeanike, ku ndryshimet e menjëhershme të presionit mund të krijojnë surpriza të pakëndshme.🌍 Tërmeti është verifikuar nga sizmologët, dhe autoritetet në rajonet përreth janë në gatishmëri për çdo eventualitet.
Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK