Connect with us

Bota

Tragjedi/ Aksident ajror, ka viktima

Publikuar

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York, ka konfirmuar policia amerikane. Aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut, shkruan bbc.

Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News. Sipas CBS, një person ka humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha për se të paktën dy persona janë nxjerrë nga uji, por gjendja e tyre nuk dihet akoma.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë.

Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK