Connect with us

Kosovë

Tjetër njohje e Kosovës nga Afrika

Publikuar

Një sukses i madh diplomatik për një vend në rajon: Sudani njeh pavarësinë e Kosovës

Sudani ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, konfirmoi të shtunën presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona janë pajtuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka konfirmuar Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm sudanez Ali Yousif Ahmed Alsharif, të cilin e ka takuar në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

“Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh”, ka shtuar Osmani.

Ky vendim vjen në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të zgjeruar numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e saj dhe për të forcuar pozitën e saj në skenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që javë më parë do ishte Kenia që do e njihte Kosovën, pas një “dimri mosnjohjesh” zgjatur në disa vite.

Në atë njohje do ishte protagonist ish-ministri i Jashtëm e njëherësh lobuesi Behgjet Pacolli, i cili shkroi pas njohjes më të fundit: “Ashtu sic e paralajmeruam, njohja nga Kenia si shteti nder me te fuqishmit ne kontinentin afrikan, nxit nje vale njohjesh per vendin tone.

Njohja nga Sudani eshte lajm fantastik.

Urime Kosove!

E pergezoj edhe Presidenten Osmani per punen e saj qe po zhvillon ne Antalia.

Urime Kosove!”. /tesheshi.com/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK