Connect with us

Lajme

Taravari: Shumica e fjalëve kalojnë, por veprat mbeten – 50.200 denarë rroga në shëndetësi

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë në vend ka arritur në 50.200 denarë. Lajmi u konfirmua sot nga vetë ministri, i cili theksoi se ky është niveli më i lartë i pagave në sektorin shëndetësor në historinë e vendit.

“Sot sapo është zyrtarizuar rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë në 50.200 denarë! Në kaq pak muaj arritëm të kemi rrogat më të larta në historinë e këtij vendi,” u shpreh Taravari në një deklaratë publike.

Ai shtoi se synimi i qeverisë është përmirësimi i kushteve për të gjithë sektorët e shoqërisë. “Uroj dhe shpresoj që kjo të arrihet në të gjithë sektorët, sepse detyra jonë është të bëjmë më të mirën për ju! Drejt më të mirës!” – theksoi ministri.

Rritja e pagave në shëndetësi vjen në një kohë kur ky sektor ka qenë në fokusin e reformave, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Lajme16 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme23 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme37 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme38 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK