Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Sot pritej të merrej vendimi për rastin “Veteranët”, shtyhet seanca

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë seancën në rastin “Veteranët”, ku të hënën (sot) pritej të merrej një vendim për të akuzuarit.

Gazmend Bahtiri, gjyqtar i rastit, ka bërë të ditur se arsyeja e shtyrjes është vërtetimi i 19,500 veteranëve, për të cilët prokuroria pretendon se e morën jashtëligjshëm statusin.

Ata thanë se pritet të bëhet rihapja e seancës për shqyrtim gjyqësor, e më pastaj në një seancë tjetër të merret vendimi, shkruan Insajderi.

Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Prezent në sallë u panë disa nga të akuzuarit.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK