Lajme
Sondazhi që parashikoi saktë zgjedhjet në Gjermani jep rezultatin surprizë për Shqipërinë, PD fiton me…

Një sondazh ndërkombëtar që parashikoi me saktësi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani ka publikuar së fundmi projeksionet për Shqipërinë – dhe ato sjellin një tërmet politik: Partia Demokratike pritet të dalë forcë e parë me 74 mandate, duke lënë pas Partinë Socialiste me vetëm 60 mandate, përcjell ZYRTARE.net
Grafiku i publikuar tregon një përmbysje spektakolare të skenës politike shqiptare. Koalicioni opozitar, i udhëhequr nga PD, siguron shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re, ndërsa Partia Socialiste për herë të parë në më shumë se një dekadë, bie nën kufirin e fitores së vetme. Ndërkohë, partitë e tjera marrin një pjesë simbolike me vetëm 6 mandate.
Ky sondazh, që ka fituar besimin ndërkombëtar për saktësinë e tij në zgjedhje të mëparshme në Europë, sinjalizon një ndryshim rrënjësor të klimës elektorale në Shqipëri.
A po afron fundi i epokës socialiste? A është kjo paralajmërimi për një rotacion historik në pushtet?
Zgjedhjet po afrojnë, por një gjë është e qartë: PD vjen drejt fitores me erën në shpinë!/ZYRTARE.net




















