Connect with us

Lajme

“S’kam obligime ndaj askujt”- Çka deklaroi në media u.d. drejtori i QKUK’së pas shpërthimit të veturës private?

Publikuar

Sot i është shpërthyer vetura private e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari.

Ai para mediave ka thënë se nuk ka obligime ndaj askujt.

“Nuk kam kurrfarë obligimi ndaj askujt kam ardhë në punë si çdo ditë. Për çdo gjë referojuni komunikatës, sepse çdo gjë që them mos po i prishi hetimet”, tha ai Hajdari.

Pak më parë ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

Tashmë njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka shkuar në oborrin e QKUK’së. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK