Lajme
S’ka më pritje para sporteleve, vërtetimet për mosdënim mund ti nxjerni online
Qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut tani mund të pajisen me vërtetime për mosdënim plotësisht online, përmes portalit shtetëror të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk, njoftoi ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski.
Në kuadër të shërbimeve të reja digjitale, tashmë janë të disponueshme:
Vërtetimi nga evidenca penale për persona fizikë
Vërtetimi nga evidenca penale për persona juridikë
Këto dokumente janë pjesë e paketës së më së shumti kërkuar të vërtetimeve gjyqësore për mosdënim dhe mund të merren pa pasur nevojë të pritet në sportele apo arkiva.
Paketa për mosdënim përfshin gjithashtu edhe:
Vërtetimin nga evidenca e dënimeve
Vërtetimin nga regjistri i ndalesave për ushtrim profesioni, veprimtarie ose detyre
Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski tha se ky zhvillim është një hap drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në dokumentacionin e nevojshëm ligjor.