Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Shpërthim në një shtëpi në Mitrovicë- Lëndohen tre persona

Published

on

Një shpërthim është raportuar që ka ndodhur pasditen e sotme në një shtëpi  në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se tre persona kanë marr lëndime trupore nga ky shpërthim që  dyshohet se erdhi nga bombola e gazit.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë  Tepelena”,  tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK