Connect with us

Kosovë

Seanca konstituive vazhdon më 29 prill

Publikuar

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh 15 më prill, nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

 Ishte përpjekje e shtatë me radhë për konstituimin  e këtij institucioni ligjvënës, raporfton Ekonomia Online.

Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.  Ajo, për herë të pestë, i mori 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.

Seanca konstituive do të vazhdojë, më  30 prill në orën 10:00, bëri të dituir kryeussie i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve. 

NA NDIQ NË FACEBOOK