Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Rizvanolli nuk flet për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it

Published

on

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar të komentojë publikisht shkarkimin e Evetar Zeqirit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it.

Ajo zgjodhi të qëndrojë e heshtur përballë pyetjeve të gazetarëve, duke u përgjigjur shkurt: “Nuk jap deklarata në rrugë”.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pas diskutimeve në emisionin “Debat Plus”, ku u përmendën kompani energjetike me aktivitete të dyshimta, që sipas raportimeve, kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

NA NDIQ NË FACEBOOK