Connect with us

Kosovë

REL: Çmimi i rrymës pritet të rritet deri në 16 për qind

Publikuar

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë raporton nga burime të brendshme se çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 për qind.

ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Ndërkohë, është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

NA NDIQ NË FACEBOOK