Connect with us

Maqedoni

Rasti i Vedatit: Kërkohet heqja licencës së doktorit! Hetimi i Prokurorisë në pritje të raportit të autopsisë

Publikuar

më

Për rastin e vdekjes së pacientit Vedat Ademi në Spitalin e Kumanovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkresë zyrtare për heqjen e licencës së doktorit Zoran Gjeorgjievski dhe stafit medicinal, të cilët kanë qenë në turnin e 17 Marsit, ku dyshohet që 32 vjeçi ndërroi jetë pas dhënies së terapisë së gabuar. Ministri Taravari në vizitë të Spitalit të qytetit tha se edhe raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor e kanë dorëzuar në Prokurorinë e Kumanovës.

“Gjetjet i kemi kompletuar edhe prej Mjekësisë Ligjore. Veç se ka propozuar Ministria e Shëndetësisë deri te Oda e mjekëve për të ja marr licencën mjekut që ka pas këtë rast edhe personelit tjetër mjekësor dhe lënda është dorëzuar në Prokurori. Kemi bërë çmos, gjithçka që është dashur është bërë prej te shkarkimi i drejtori që ishet shkaku të ndryshohet”, tha Arben Taravari.

Por, drejtori i sapo emëruar i këtij spitali nuk e ka suspenduar nga puna doktorin Zoran Gjeorgjievski. Ai thotë se pret çfarë do të bëhet me hetimin. Sasho Stoshkovski, as për arsye morale nuk e ka bërë këtë, ndonëse është hapur procedurë hetimore për doktorin dhe infermieren që dyshohet se i kanë dhënë infuzion me analgjetik, pa e shikuar librezën e pacientit që shkruan se ka qenë alergjik nga analgjetikët.

“Shërbimet profesionale janë duke kryer punën, komisioni gjithashtu, kur të vijë raporti përfundimtar do të ju informojmë. A është drejtori Zoran Gjeorgjievski akoma në punë? Nuk mund të komentoj asgjë për të mos e penguar hetimin, janë shërbimet që punojnë. Ju si drejtor i këtij institucioni, a duhet për arsye morale ai të paktën të suspendohet derisa udhëhiqet procedura? Unë jam 10 ditë këtu jam njohur me rastin dhe pres raportin e komisioneve e do të dalim në opinion”, deklaroi Sasho Stoshkovski.Nga Prokuroria e Kumanovës thonë se ende janë në pritje të raportit të autopsisë nga Mjekësia Ligjore.

Ata për TV21 thonë se hetimin janë duke e bërë edhe në dosjen mjekësore të pacientit të ndjerë për të parë gjendjen e tij shëndetësorë ndër vite. Ndërkaq, nëse vërtetohet se gabimi mjekësor i mori jetën 32 vjeçarit Vedat Ademi, doktori dhe stafi i turnit do të akuzohen për veprën penale: Vepër e rëndë kundër shëndetit të njerëzve, sipas nenit 217, ku është paraparë burg deri në 10 vite. Në komunikim me doktorin, ai thotë se ia lë në dorë organeve të hetuesisë. Mësojmë se ai ka marr 1 javë pushim nga puna./TV21

Lajme1 minute ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK