Connect with us

Lajme

Përleshen 5 vajza në një diskotekë në Prishtinë, aksidentojnë edhe policen teksa po iknin

Publikuar

Një përleshje ka ndodhur në një diskotekë në Prishtinë. Tri vajza janë sulmuar nga dy të tjera.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy të dyshuarat me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore pasi kishin tentuar të iknin.

Njëra prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra, e mitur, është liruar.

“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, njofton Policia e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK