Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

PDK refuzon votimin për kryeparlamentar, Lushtaku kërkon për kryeministër Bedri Hamzën

Published

on

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, pas regjistrimit zyrtar si deputet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin, shkruan Insajderi.

“Nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend,” u shpreh Lushtaku për mediat.

I pyetur nëse kanë diskutuar me parti të tjera rreth një qëndrimi të përbashkët për të mos votuar as kryetarin e Kuvendit dhe as qeverinë, Lushtaku tha se nuk ka ende një marrëveshje konkrete.

“Sigurisht që ne i bëjmë thirrje që të ketë një qëndrueshmëri në premtimet që janë bërë, sidomos për mos dhënien e mundësisë së Kurtit 3 në Kosovë. Në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprohet. Nuk ka asnjë dakordim konkret,” tha ai.

Në rast se PDK nuk arrin të formojë qeverinë, Lushtaku u pyet nëse partia do të tërhiqet nga pretendimi për postin e kryeministrit. Përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Besoj që PDK e ka bërë të qartë se e ka pozitën që na ka besuar qytetari si mundësi e dytë për formimin e qeverisë. Andaj, besojmë që do të qëndrojmë në premtimet tona,” tha ai.