Connect with us

Shqipëri

Pasi vr*u gruan, i vuri flakën shtëpisë. Vd*s shqiptari, mbeten jetimë 4 fëmijët

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një 42-vjeçar shqiptar ka qëlloi me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend.

Pasi i mori jetën partneres së tij thuhet se shqiptari i ka vënë flakën shtëpisë e për rrjedhojë është gjetur pa shenja jete.

Sipas mediave kosovare dyshohet se i dyshuari është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Gjithashtu dhe gruaja e tij e cila nuk është identifikuar akoma, është po nga një fshat i kësaj komune të Kosovës.

Çifti Berisha mësohet se ishin prindër të 4 fëmijëve të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarj tragjike ndodhi mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet ende janë duke punuar për konfirmimin e identitetit të viktimave.

Ishin banorët e fshatit ata të cilërt dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë shtetasin Ramiz Berisha duke dalë nga shtëpia. Pas pak ai u rikthye sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë ku për rrjedhojë humbi jetën.

Dy viktimas së bashku me fëmijët e tyre jetonin në një pjesë të një vile në fshatin Epagny e cila  ishte marrë me qira nga çifti me origjinë nga Kosova.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK