Connect with us

Kosovë

“Nismat e tilla të mos bëhen subjekt i polemikave të brendshme politike” – OEK me thirrje për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së

Publikuar

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që të miratojë një aranzhim të njëanshëm preferencial tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr tarifat doganore për produktet amerikane.

Oda Amerikane tha se mirëpret dhe mbështet fuqishëm deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila “i bëri jehonë thirrjes sonë duke kërkuar pezullimin e të gjitha tarifave për mallrat amerikane.

“Kjo thirrje thekson rëndësinë strategjike të thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara”.

Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë

Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës është intensifikuar pas kërkesës së Presidentes, Vjosa Osmani, drejtuar qeverisë për heqjen e taksës prej 10% ndaj mallrave amerikane.

Kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Murati, në përgjigjen e tij ndaj kërkesës së presidentes, më shumë se sa të merrej me përmbajtjen e kërkesës, që kërkonte lehtësimin e pasojave ekonomike nga taksat amerikane, ai është përqendruar vetëm te detajet teknike.

Ai e ka vënë theksin te procedura e dërgimit të kërkesës, siç është koha kur ajo është dërguar në email dhe kur është publikuar në platforma të ndryshme.

Sipas tij, kërkesa e presidentes është dërguar pa ndonjë konsultim paraprak dhe ka shtuar se është përmbushur procedura e dërgimit të kërkesës vetëm përmes email-it dhe është publikuar në platforma të caktuara, duke e cilësuar këtë si “një veprim të nxituar”.

Murati ka deklaruar se një shtet serioz i trajton çështjet e tilla larg mediave dhe informon publikun vetëm pas marrjes së një vendimi të plotë dhe të matura për çështje të rëndësishme si kjo.

Kërkesa e Presidentes vjen pas vendimit të Administratës Trump, e cila ka vendosur tarifa prej 10% për të gjitha importet nga shtetet e ndryshme, përfshirë edhe ato nga Kosova./Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK