Lajme
Nesër vazhdon seanca konstituive, a do të votohet Albulena Haxhiu për kryekuvendare?


Pas betimit, deputetët dështuan ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme për procedim.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të hënën në orën 15:00, shkruan Insajderi.
Ndonëse s’mori mbështetjen e mjaftueshme, nga Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se Haxhiu do të jetë kandidatja e vetme e tyre për të parin e Kuvendit.
Madje, nga ky subjekt politik bënë të ditur se nëse s’kalon Haxhiu, do të shkohet në zgjedhje.
Pro zgjedhjeve është shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). /Insajderi.org/



















