Shqipëri
Në kontratën e lobimit e përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po “paguan me flori” për t’i hequr “non gratën”?

Sali Berisha është gati të paguajë miliona për të hequr “non gratën”, edhe pse nuk ja doli dot ta heqë para zgjedhjeve, kreu i PD synon ta realizojë atë në javët apo muajt në vijim dhe i ka hyrë fort lobimit.
Ai ka lidhur një kontratë me Continental Strategy, ku do t’i paguajë 6 milionë dollarë në dy vite, kontrata kjo më e shtrenjtë e lobimit e firmosur ndonjëherë nga një parti shqiptare.
Por kush janë njerëzit që ka gjetur Berisha për të lobuar te sekretari Rubio, me shpresën se do t’i hiqet damka e korrupsionit?
Kompania “Continental Strategy” u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.
Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Kjo e fundit ka qenë bashkë me LaCivita pjesë e ekipit të fushatës.
Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.
Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.
Pra duket se Berisha ka gjetur njerëz shumë të afërt me Trump dhe Rubion, me shpresën se ata do të lobojnë në DASH për të zhbërë vendimin e Blinken. Por pyetja që ngrihet është: Ku i gjen Berisha kaq shumë para? Në kontrata futet emri i një biznesmeni nga Tropoja, por zor se dikush e kapërdin.
The post Në kontratën e lobimit e përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po “paguan me flori” për t’i hequr “non gratën”? first appeared on JavaNews.al.

