Connect with us

Kosovë

Motoçikleta përplas një veturë në Gjakovë- Lëndohet një person

Publikuar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes së një motoçiklete me veturë në fshatin Morinë të Gjakovës.

Ngasësi i motoçikletës është dërguar në spital për mjekim, shkruan Gazeta Insajderi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë  janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve  materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, tha Elezaj.